TOP-KOHA.COM Indeksi i forumit
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

disa gjera qe duhet mi dit Qdo MUSLIMAN

Shko poshtë

disa  gjera  qe  duhet  mi  dit Qdo  MUSLIMAN Empty disa gjera qe duhet mi dit Qdo MUSLIMAN

Mesazh  don'k1nG Sun Jan 18, 2009 8:30 pm

Gjëra që duhet t’i dijë çdo musliman



1) Asnjërit prej muslimanëve nuk i lejohet ta festojë Vitin e Ri, dhe të marrë pjesë me kafirat dhe t’i pasojë ata në veprat e tyre, pa marrë parasysh se si i quajnë ata këto vepra.



2) Ajo që është e caktuar për muslimanët është se ata, në marrëdhëniet mes vete, duhet ta përdorin kalendarin islam i cili llogaritet me muajt hënor dhe të lirohen nga kjo mbërtheckë e pasimit të përëndimorëve, siç është përdorimi i kalendarit Gregorian



3) Teza se viti 2000 është fillimi i shekullit 21, është ndërtuar mbi gabim matematikor të cilin e kupton edhe nxënësi i klasës së parë.



4) Fetë tjera, lidhur me mijëvjetorëshet kanë besime fetare, epilog i të cilave është ardhja e një Mesihu prej mesit të tyre, i cili do të dalë dhe do t’i udhëheq ata që ta sundojnë botën, e ne muslimanët besojmë se Mesihu i vërtetë është Isa [alejhis-selam], biri i Merjemes, i cili do të zbresë në tokë kur t’i lejojë All-llahu dhe se ai do të gjykojë me ligjin islam dhe do t’ua mohojë të krishterëve besimet e tyre të kota dhe çdo gjë që ata pretendojnë



5) Atë që besojnë disa njerëz se viti 2000, është vit i konflikteve ose fundi i botës, ose se ai vit ka veçori që nuk i ka ndonjë vit tjetër, të gjitha këto s’kanë bazë të vërtetë, por ato janë vetëm bestytni dhe pretendime. E sa i përket problemit të kompjuterëve ai është problem teknik që s’ka të bëj me dukuritë natyrore, por janë gabime të caktuara që ndodhin për shkak se natyra e njeriut është e tillë.



6) Bashkimi me kafirat në festimet e tyre është i ndaluar rreptësisht, mandej ndodh që ky bashkim në disa forma ta nxjerr njeriun nga feja islame. Duhet ditur se të gjitha llojet e pjesëmarrjes dhe bashkimit janë të ndaluara qoftë ajo ndejtje me ta, shkuarje në shtetet e tyre apo përgatitje e ushqimeve etj.



7) Pjesëmarrja me kafirat në festimet e tyre ndikon keq te muslimani në fenë dhe jetën e tij. Prandaj mos u mashtroni me fjalë të ëmbëla dhe lajka.



Borxh i muslimanëve është që t’i frikohen All-llahut e të largohen nga bashkëudhëtimi me kafirat nëpër gjëra të kota, të mos i mashtrojë jeta e kësaj bote dhe bukuritë e saja të rrejshme, të përforcohen në fenë e vet të plotë, pasi që i ka udhëzuar All-llahu dhe të frikohen se mos u devijohen zemrat, se pas devijimit nuk udhëzohen më. All-llahu [subhanehu ve teala] thotë: "…prandaj, le të ruhen ata që kundërshtojnë rrugën e tij (të të Dërguarit) se ata do t’i zë ndonjë telashe, ose do t’i godasë dënimi i idhët." (Nur, 63)

Ky ajet u kërcënohet atyre që e kundërshtojnë rrugën e Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] dhe ligjin e tij, sepse nëse e bëjnë atë mund t’i godas, e ai është kufri ose nifaku, ose mund t’i godas dënim i idhët në dunja ose në ahiret apo në të dyja.

Vetëm prej All-llahut kërkojmë ta përmirësojë gjendjen e muslimanëve në çdo vend dhe të na ndihmojë të kapemi për librin e All-llahut dhe sunnetin e Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]
don'k1nG
don'k1nG
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 142
Join date : 06/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi