TOP-KOHA.COM Indeksi i forumit
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Rritet numri i përdoruesve të kompjuterëve Mac

Shko poshtë

Rritet numri i përdoruesve të kompjuterëve Mac Empty Rritet numri i përdoruesve të kompjuterëve Mac

Mesazh  GjeLy Fri Jan 09, 2009 6:07 pm

Kompania Net Applications ka publikuar të dhënat paraprake mbi pjesëmarrjet e sistemeve operative të cilët i përdorin njerëzit në mbarë botën. Të dhënat e publikuara kanë treguar për një rritje të përdoruesve të kompjuterëve Mac.
Sipas të dhënave të Net Applications, gjatë muajit dhjetor të vitit që sapo e lamë pas vendin e parë sipas llojit të sistemit operativ ende e mbajnë Windows-at me 88.68 për qind të pjesëmarrjes, pasojnë pronarët e kompjuterëve Mac me 9.63 për qind, derisa në vendin e tretë janë vendosur përdoruesit e kompjuterëve me ndonjë nga distribucionet e Linux, dhe atë me pjesëmarrje prej 0.85 për qind.

Lista është interesante edhe për faktin që dëshmon rritje të përdoruesve të cilët vizitojnë faqet e internetit nëpërmes celularit iPhone, derisa gjendet në vendin e katër me 0.44 për qind të pjesëmarrjes.

Të dhënat e publikuara kanë të bëjnë me muajin dhjetor, derisa të dhënat përfundimtare vjetore mbi pjesëmarrjet e sistemeve operative të kësaj shtëpie analitike i presim të shfaqen pas pak kohe
.
Rritet numri i përdoruesve të kompjuterëve Mac 11j68mu
GjeLy
GjeLy
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 222
Join date : 07/01/2009
Age : 28
Location : Gilan

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi