TOP-KOHA.COM Indeksi i forumit
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

q'do Gabim ka Pendim

Shko poshtë

q'do Gabim ka  Pendim Empty q'do Gabim ka Pendim

Mesazh  don'k1nG Sun Jan 18, 2009 8:49 pm

Qdo Gabim ka Pendim Kurse e Kaluara ska kthim
-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Vellau im,te gjithe jemi njerez dhe sigurisht se gabojme.Jemi njerez dhe kete duhet ta kuptosh se c’do njeri gabon mirpo duhet ta keshe parasysh se njeriu i mire,i moralshem,besimtare dhe besnik ndaj urdherave te Allahut pendohet shume shpejt sepse per besimtarin e forte edhe gabimi me i vogel eshte shume i madh dhe per te kerkon falje dite e nate.
Gabimi eshte shkaku kryesor qe ti deshprohesh vella,eshte shkaku kryesor qe ti te largohesh prej rruges se Allahut dhe te behesh nje njeri i pamoralshem.
Ti duhet qe prej gabimeve te pastrohesh duke kerkuar falje dhe pendim sepse e vetmja rruge e largimit te shejtanit dhe afrimit me shume te Allahu dhe rruges se Tij eshte te kerkuarit falje per gabimet e bera.
Nuk besoj se mund te ndjehesh njeriu me i lumtur ne bote duke qene prej mekatareve?
Nuk besoj se ndjehesh i lumtur dhe i gezuar duke ndjere se zemres tende i ndodh dicka e cuditshme?
Nuk besoj se mund te ndjehesh i gezuar kur ke bere mekate dhe nuk kerkon pastrim prej tyre?
Jo vlla c’do gabim i bere falet prandaj kerko falje prej Allahut te Plotefuqishem sespe Ai fale shume,Ai eshte me i Madhi.
Mundohu qe ne kete jete gjithmone ta kenaqish Allahun qe Ai i Madh te jete i kenaqur me ty ne jeten tjeter kur shum njerez do te kene fytyra te zeza para Tij.Ty te mjafton vetem Allahu Ai eshte ndihmes me i mire i shpirtit tend.Vetem Ate lute per pendim te mekateve,vetem para Tij tregoj lotet e tu dhe kure ne jete mos u merzit.Mesohu qe gjithmone te ecish ne nje rruge cila te shpien ne drejtesi,lumturi,paqe dhe siguri.
Kjo per ty eshte me mire se sa te ecish rruges se shejtanit i cili te jep vetem paqartesi rreth jetes,te jep dilema dhe shume dyshime.
Vella ndoshta edhe vete e ke pare se prane Allahut ndjehesh me i sigurte me kete jete.
Ndoshta edhe vete e ke verejte se je munduar ta gjeshe nje lumturi ne nje menyre te ndaluar por gjithmone ke hyre ne nje hymnere te thelle dhe nuk ka pase mundesi te dalesh prej saj.Ke hyre ne mekate se nuk ke pase mundesi ta hetosh veten tende.Nuk ke pase mundesi te jeshe i lumtur se ti ke kerkuar nje lumturi te kesaj bote,nje lumturi qe ta ka fale shejtani.zeri i tij te ka mashtruar duke te shkuar vitet e tua pa mos i be Allahut ibadet.
A ke pare ndonje te mire qe kerkove lumturine me shejtanin?
A ke pare lumturi me sy qe nuk ndjeheshe i lire dhe cdo dite po shihje mundime ne jeten tende?
A ishte mire kur vdekjen nuk e kujtoje dhe me u pendu harove?
A ishte mire qe tu kerku lumturi te kesaj jete ti ndjeheshe i deshpruar,i pikelluar e jo i gezuar?
Prandaj vella,pendohu se e sotmja shume shpejt kalon dhe te haron menjeher e ti do te shkosh para Allahut me mekate te teperta.Mos kalo kete kohe te shtrenjte kote sepse kjo dite ka nje vlere te madhe per nje besimtare i cili kerkon falje te mekateve te tij pa nda.
O vella,ke gabu shume,por mos u merzit se Allahu i do ata qe pendohen dhe kthehen nga Ai fuqishem duke e lutur Ate dhe duke i kerkuar falje te mekateve.I don shume ata qe ndjehen se kane nevoje prej dikuj e Ai eshte Allahu.I don teper ata qe ngrihen me fale namazin duke i lene pas te gjithe punet e kesaj bote te mallkuar.I don shume ata qe ndjehen te mbrojtur nga fuqia e Allahut Bujare, qe ndjehen krenare me Allahun ne cdo hape qe e bejne,i don shume ata qe e permendin Ate ne vete te heshtur dhe me nje perkushtim,qe e permendin Ate ne shoqeri dhe kure shtrihen te flejne.
Allahu,Zoti yte eshte pendim fales,e pranon pendimin e sinqerte edhe pse ai mekate mund te jete i madh sa kupa e qiellit.Nese ti pemdohesh atehere mos u frigo por shiko zemren e cila do te tregoje se Allahu t eka meshiruar,shiko lotet e tu qe do te rrjedhin pa ndale dhe do ta verejshe se Allahu te ka perqafuar me meshiren e Tij te pakufizuar.
Pendohu se cdo dite kalon shume shpejte.Mundet sot te te vije vdekja dhe te te gjeje ne nje gjendje te pedeshiruar dhe atehere mos haro se Allahu nuk pranon pendim ne ate cast.Atehere Allahu nuk te meshiron vella,nuk te meshiron.
Mos e shkatero veten tende me kete jete se Allahu per ty ka krijuar nje Xhennet, nje vend me te mire se kjo jete.Pendohu dhe kerko meshire nga Allahu se nese vdes te shkosh ne kete vend te shkelqyer.
Kesaj jete nuk vlene ti dhurosh asnje pike loti se kjo jete eshte e frikshme dhe eshte e padrejte me ne.Mos ia mundeso shejtanit qe prej teje te beje nje njeri te pikelluar,nje njeri qe nuk e kerkon Allahun,nje njeri qe nuk kerkon falje dhe pendim,nje njeri qe nuk i rrjedh lote prej syri.
O vella,shume shoke te tu i ke percjelle te varret,pse nuk mendon se edhe ti ke me vdeke?
Pse nuk mendon se edhe me tej jeta vazhdon?
Pendohu vella se e kaluara jote nuk ka kthim mbasi ke me vdek.Atehere nuk ka kthim.Frikohu vella se Allahu e ka denimin e ashper per ata qe nuk i ndegjojne urdherat e Tij.Mos u be prej atyre qe jane te fundosur ne mekate,mos u be si ndonje gote e cila menjehere thyhet dhe shkaterohet por mundohu te jeshe i forte dhe ta mundish shejtanin me ndihmen e Allahut dhe atehere do te jeshe i lumtur dhe kete ta premtoje.Kure mos u gjunjezo para armikut tend shpirterore se ai i mallkuar kete e deshiron prej teje.Tregohu i forte dhe ndjehu i perkrahur se Allahu eshte me ty o vella,eshte me ty kur ti e kerkon Ate,kur ti e lute dhe kur ndjehesh i pikelluar nga kjo bote.Pendohu se pendimi eshte nje meshire nga ana e Allahut.Pendohu...Shijo gezimin dhe shijo dashurine e paskajshme.

Flete trendafili: Penduesi nga gabimi eshte sikur ai qe nuk ka gabime fare.Zoti ia pranon pendimin birit te Ademit derisa te lind dielli nga perendimi.Cdo bire i Ademit eshte gabimtare por me i miri prej tyre eshte ai qe pendohet.
Pendohu dhe permende Allahun ne cdo caste.
don'k1nG
don'k1nG
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 142
Join date : 06/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi