Fshi ProG qe Nuk fshihen ne menyr te zakonshme

Shko poshtë

Fshi  ProG qe Nuk fshihen ne menyr te zakonshme Empty Fshi ProG qe Nuk fshihen ne menyr te zakonshme

Mesazh  don'k1nG prej Mon Jan 12, 2009 7:59 pm

Ky seen osht i për fshirjen e ProGrameve, gjërave si windows messenger, WordPad dhe komponentëve tjera të ngjashme, që nuk mund të fshihen në mënyrë normale, ashtu siç fshihen programet tjera!

Për ta fshirë në mënyrë normale ndonjë vegël apo komponentë të Win XP, ju do të shkoni në control panel>add or remove programs>add/remove windows components. Por, windows Messenger nuk është atje! Nuk është as WordPad, si edhe disa tjera!

Ja se çfarë ju duhet të bëni. Gjejeni file-n sysoc.inf. Zakonisht këtë mund ta gjeni në folderin C:\WINDOWS\INF. (C:\WINDOWS\INF mund të jetë i fshehur (hiden) kështu që shko në tools>folder options>view dhe zgjedh show hidden files and folders dhe kliko OK). Hape sysoc.inf në notepad. Kur ta hapni file-n, ju do të shihni diçka si kjo:

program=program.dll,Ocentry,program.inf,,numeral

Programet që janë Uninstallable (dmth që nuk mund të fshihen) e kanë fjalën ‘hide’ ose ‘HIDE’ diku atje. E gjith çka ju duhet ta bëni është që ta fshini atë fjalë, pra ‘hide’.

Për shembull:
Pinball=ocgen.dll,Ocentry,pinball.inf,HIDE,7 - duhet të ndërrohet në:
Pinball=ocgen.dll,Ocentry,pinball.inf,,7 – presjen (,) mos e fshini

Ta da!! Tani ju mund t’i fshini të gjitha programet,veglat,komponentet e panevojshme, apo ku e di unë qysh i quani ju ato që vijnë me Windows XP.

Dhe tani po ju tregoj edhe diçka tjetër që ju të jeni në gjendje ta dini se në çka referohen ata emrat e çuditshëm që do ti hasni:

AccessOpt-Accessability Wizard
MultiM-Multimedia components, duke përfshirë Media Player, Volume Control, dhe Sound Recorder
CommApps-Communications components, duke prfshirë Chat, Hyperterminal, dhe Phone Dialer
AutoUpdate-Windows Automatic Update
TerminalServer-Terminal Server
Dtc-Distributed Transaction Coordinator
Dom-COM+
WBEM-Windows Management Instrumentation
Pinball-Pinball game
MSWordPad-WordPad
Msmsgs-Windows Messenger

Smile knaqnU Smile Razz
don'k1nG
don'k1nG
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 142
Join date : 06/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi