Muaji I Ramazanit

Shko poshtë

Muaji I Ramazanit Empty Muaji I Ramazanit

Mesazh  GjeLy prej Sat Jan 10, 2009 10:32 pm

Muaji i Ramazanit
Falënderimet dhe lavdërimet i takojnë vetëm Allahut [Xhele Shanuhu], i Cili na begatoi me këtë fe, dhe na bëri të mundshme ta presim muajin eramazanit, dhe t’i përgjigjemi thirrjes së Tij për t’a agjëruar këtë muaj, ku Allahu [Xhele Shanuhu] thotë:

" O ju që besuat, agjërimi u është bërë obligim sikurse që ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm."
[el-Bekare, 183]


Si ta presim muajin e Ramazanit?
Vëllezër dhe motra të dashur muslimanë a nuk keni edhe ju dëshirë që All-llahu xh.sh t’ju shpërblejë me shpërblimin e Tij,me Xhennetin e Tij,a nuk keni dëshirë që në ditën e gjykimit të jesh edhe ti prej të thirurve nga kjo derë e quajtur Rejjan dhe të mos etesh asnjëherë,a thua a nuk ke dëshirë që agjërimi të ndërmjetësoj për ty tek All-llahu xh.sh që të të fus në Xhennetij e Tij!?


Sjellja e vëllazërisë Islame
Është obligim i çdo muslimani t’ia dëshiroj vëllaut të vet ate çka e dëshiron për vetveten, ta këshilloj, ndihmues në besueshmëri dhe vepër mirësi, parandalon nga të këqijat (gjynahet) dhe keqpërdorimi. Është obligim i gjithë muslimanëve që të jenë sikur një trup. Kur ndonjeri prej tyre sëmuret në çfarëdo mënyre, të gjithë ata duhen t’i përgjigjen dhe t’i ndihmojnë që t’a kaloj atë sëmundje shqetsuese.

Është obligim që të duan për hirë të All-llahut dhe të urrejnë për hirë të All-llahut, sepse ajo është lidhja më e fortë e Imanit. Do të mundohemi t’i prekim disa nga sjelljet (edebet) të cilat qojnë deri tek plotësimi dhe forcimi i kësaj vëllazërije islame, se vërtet në të ka shumë mirësi. Me të, vllazërinë islame, fytyrat e besimtarëve do të jenë më të shëndritshme, besimtarët e tillë do ta ndiejnë ëmbëlsinë e Imanit në zemrat e tyre, përjetojnë kënaqësinë e All-llahut azze we xhel, në Ditën e Tmerrshme do të jenë të rehatshëm dhe të qetë nën Hijen e Arshit, do të jenë në minberat e ndritshëm për të cilat do t’ia kenë lakmi të Dërguarit dhe Shehidat.


Falja e namazit të Xhenazes
Së pari duhet vendosur xhenazja në drejtim të kibles, kurse imami dhe të pranishmit qëndrojnë pas xhenazes duke u rreshtuar në tre safa (rreshta) apo më shumë. Transmetohet nga Merthed ibn Abdullah El-Jezenijj se ka thënë: "Kur Malik ibn Hubejre (radijAll-llahu anhu) e falte namazin e xhenazes, njerëzit i radhiste në tre safa e pastaj u thoshte se i Dërguari i All-llahut ka thënë:
"Kujt i falet namazi i xhenazes prej tre safave, atij i është premtuar xhenneti."
[Transmeton Tirmidhiu dhe Ebu Davudi]


Mbreti i Saudise thërret në dialog ndërfetar
Mbreti i Arabisë Saudite, Abdullah ibn AbdulAziz, ka thirrur në dialog në mes të Muslimanëve, Krishterëve dhe Jehudëve, dhe kjo është një thirrje që nuk është bërë më parë nga Saudia.


Largimi i dyshimeve rreth urdhërave dhe ndalesave në Islam
Disa të cilët i pasojnë epshet e tyre, të cilët kanë dituri shumë të cekët dhe iman të dobët, kur të dëgjojnë për haramet (ndalesat) nervozohet dhe thonë: çdo gjë qenka haram, nuk latë asgjë e që nuk e ndaluat, na keni lodhur shpirtin tonë, nga keni ngushtuar jetën tonë, dhe ju nuk dini tjetër gjë vetëm të thoni: e ndaluar, e ndaluar; feja është tolerancë dhe Allahu (Subhanehu ue Teala) është i mëshirshëm.


Paraqitja e gruas para vëllezërve të burrit
Pyetja:

Vëllau im është martuar para, përafërsisht, dy viteve dhe gjatë kësaj kohe ai ia ka ndaluar gruas së vet që të paraqitet para vëllezërve të tij, edhe me hixhab, apo t´u flasë atyre kur ata e vizitojnë atë. Deri tani, ne nuk e dijmë se si duket ajo dhe nuk kemi ndërruar asnjë fjalë me të. A është ky veprim i lejuar me Sheriat, apo është sjellje ekstreme?.


Një porosi konsumatorëve të duhanit
Është pyetur Abdurrahman Nasir Seidi se çfarë është vendimi i Sheriatit mbi pirjen e duhanit

Kjo porosi është nga dijetari i njohur Abdurrahman Nasir Seid (Rahimehullah), i cili është pyetur për vendimin e Sheriatit mbi pirjen e duhanit dhe tregtija me të, se a është haram apo mekruh tahrimen. Abdurrahman Nasir Seidi (Rahimehullah) është përgjigjur:

Pirja e duhanit, shitja e saj, transportimi i saj, apo blerja e saj për dikë tjetër është haram, dhe muslimanit nuk i lejohet që ta konsumojë atë apo ta blejë atë për dikë tjetër, e ai musliman i cili e ka bërë një gjë të tillë, i duhet që të pendohet te All-llahu (Xhele Shanuhu) me një pendim të sinqertë, sikurse që pendohet nga një mëkat që e bën, sepse konsumimi i duhanit është prej mëkateve të mëdha, duke pasur parasysh se duhani shakakton dëme fetare, trupore dhe materiale.


A është e lejueshme për kushërinjtë me gjini të kundërt të luajnë bashkë
Në qoftë se kushërinjt janë meshkuj dhe femra dhe janë të vegjël dhe nuk kanë arritur moshën kur mund të ndiejnë dëshirë dhe joshje, atëherë nuk ka gjë të keqe që të luajnë bashkë.

Në qoftë se ata janë të rritur atëherë është e ndaluar nëse kushërinjt nuk janë mahrem (persona që femra është e ndaluar të martohet me të dhe që femra nuk ka nevoj ta vendos hixhabin para tyre).


Gjykimi rreth Ditës së Valentinit
Dita e Valentinit është një festë xhahile (sh.p.: injorante, nga koha e injorancës) e romakëve, e cila vazhdoi të festohet deri kur Romakët u bënë të Krishterë. Kjo festë u ndërlidh me të shenjtin e njohuri si Valentin, i cili u dënua me vdekje më 14.Shkurt të vitit 240 (sh.p.: sipas kalendarit gregorian). Jobesimtarët ende e festojnë këtë festë, gjatë së cilës praktikohen tejmase imoraliteti dhe ligësi (sh.p.: të ndryshme).
GjeLy
GjeLy
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 222
Join date : 07/01/2009
Age : 24
Location : Gilan

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi