TOP-KOHA.COM Indeksi i forumit
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Windows 7 rrjedh në torrente

Shko poshtë

Windows 7 rrjedh në torrente Empty Windows 7 rrjedh në torrente

Mesazh  GjeLy Fri Jan 09, 2009 5:59 pm

Windows 7 rrjedh në torrente Rwky9s
Versioni më i ri i sistemit operativ nga Microsoft zyrtarisht do të duhej t’i paraqitej një publiku të caktuar në mesin e janarit të vitit të ardhshëm, mirëpo si edhe shumë herë para kësaj, i njëjti për disa ditë tani është duke u shpërndarë nëpërmes kanaleve të torrentave.
Me disa versione eksperimentale të Windows 7 shfrytëzuesit “po luajnë” qëmoti, mirëpo gjykuar sipas shkrimeve të portaleve të shumta të internetit, versioni i cili është përcaktuar për 13 janar është më i qëndrueshmi deri më tani.

Windows Beta 1 (Build 6.1.7000.0.081212-1400) gjoja është aq i besueshëm dhe i qëndrueshëm sa që si i tillë mund të paraqitet edhe në versionin final. Një pamje në detaje të mundësive që ai ofron mund t’i lexoni në faqet e ZDNet.

Si edhe shumë herë deri më tani, pa marrë parasysh sa janë munduar në taborin e Microsoftit që të fshehin produktet e veta nga shpërndarja ilegale me anë të internetit, edhe Windows 7 i ri është gjetur në shumë faqe të torrentave.
GjeLy
GjeLy
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 222
Join date : 07/01/2009
Age : 28
Location : Gilan

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi